PRISHTINË - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse vizitoi sot familjet serbe të Ranko Kostiçit dhe Miloard Sharkovit në fshatin Videjë të Klinës.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve serbë, që të kthehen në pronat e tyre në komunën e Klinës.

“Ata do ta kenë mbështetjen e Qeverisë se Kosovës për një të ardhme të përbashkët evropiane”, është shprehur Thaçi, siç transmeton Rtk.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)