PRISHTINE - Edhe pse ishte e parashikuar që sot të finalizohej marrëveshja qeverisëse mes liderëve të koalicionit PDK dhe LDK, ajo sërish pritet të të shtyhet në mungesë të kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave shkak për shtyrjen e finalizimit të marrëveshjes PDK –LDK është bërë vizita që Thaçi do të bëjë nesër në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitet edhe për Kosovën.
Në këtë mënyrë, finalizimi i koalicionit qeverisës pritet të ndodhë pas kthimit të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nga Nju Jorku.
Ndërkohë gjatë prezencës së Thaçit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ditën e nesërme, ai do të takohet edhe me homologun e tij ser, Aleksandër Vuçiç.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com