Thaçi: Sulmuesit e mbrëmshëm
nuk duan që Kosova të ketë paqe

Thaçi: Sulmuesit e mbrëmshëm<br />nuk duan që Kosova të ketë paqe
Sulmi i mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ka ngjallur edhe reagimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka dënuar ashpër këtë sulm, ndërsa ka theksuar se ata që e kryen këtë akt, ndonëse ende nuk ua dimë emrat, janë njerëz që nuk e duan Kosovën.

“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë. Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shfaqur besimin se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin. “Dhe kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zë vend në shoqërinë tonë”, u shpreh ai në fund.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri