Thaçi: Takimi Rama-Vuçiç, efekt 
të qartë për stabilitetin në Rajon

Thaçi: Takimi Rama-Vuçiç, efekt <br />të qartë për stabilitetin në Rajon
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë, përkatësisht vizita e Ramës në Beograd, do të kishte një efekt të qartë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E vlerësojmë edhe gatishmërinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë  dhe atij të Serbisë, që të ndodh takimi mes dy kryeministrave të dy shteteve, që nuk do të kishte efekt vetëm për këto dy vende, por do të kishte një efekt të qartë për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe për të ardhmen euroatlantike të gjithë rajonit”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka konfirmuar se ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli dhe ai i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të marrin pjesë e konferencën ministrave të jashtëm të Ballkanit, në Beograd, i cili takim do të zhvillohet për dy ditë në Beograd.

Ministrat kosovarë do të jenë në këtë konferencë me të drejta të barabarta si të gjitha qeverive të shteteve tjera të Ballkanit.

Redaksia Online
(g.f /shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot