Partia Demokratike e Kosovës po shqyrton krijimin e një aleance me Aleancën Kosova e Re e Behgjet Pacollit. Mesditën e së mërkurës, kreu i PDK-së Thaçi zhvilloi një takim me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe nënkryetaren Mimoza Kusari-Lila.

Ata lanë të nënkuptohet se takimi i së mërkurës do të sjellë një koalicion mes dy partive, edhe pse anjëra palë nuk bënë të ditur asgjë për median. Pas takimit, kryeministri Thaçi u shpreh se ishte vetëm një takim miqësor, ndërsa Pacolli duket optimist pas rinumërimit të kutivetë votimit që bëri të mundur që AKR-ja të kalojë pragun për t’u futur në Kuvend.

Lideri i AKR-së u shpreh me bindje se nuk ka ndër mend të bëjë koalicion me partitë opozitare, pasi sipas tij, i kanë çështjet e mbyllura. “Me Isa Mustafën dhe LDK nuk do të ketë bashkëpunim”, ka thënë Pacolli, duke lënë të nënkuptohet një koalicion i mundshëm me PDK-në.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)