Thaçi thirrje deputetëve: Votoni
marrëveshjet, dëgjoni SHBA-në

Thaçi thirrje deputetëve: Votoni<br />marrëveshjet, dëgjoni SHBA-në
Një ditë pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një paraqitje publike i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u bërë thirrje për implementimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, dhe atë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Thaçi tha se marrëveshja për Demarkacionit duhet të ratifikohet që të sigurojmë të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, dhe se çdo vonesë e zbatimit të kësaj marrëveshje sipas tij, minon të ardhmen evropiane Kosovës, dhe vonon themelimin e Forcave të Armatosura.

Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës… I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Por, ky nuk është dëmi i vetëm. Ky do të ishte vetëm dëmi i fillimit që do të pasohej nga të tjerë sepse nëse dështojmë në ratifikimin e marrëveshjes, atëherë do të vonohemi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe shtyhet për një kohë të pacaktuar procesi i integrimit në NATO”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se marrëveshja për Demarkacionit duhet të votohet në mënyrë që sipas tij, Kosova duhet të tregojë se nuk ka pretendime ndaj territoreve të asnjë shteti tjetër.

Ai shtoi se implementimi i marrëveshjes së Demarkacionit dhe asaj të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të bëhet, në mënyrë që Kosova të sigurojë të ardhmen e saj evropiane.
Ne nuk mund të korrigjojmë padrejtësitë historike tani, të cilat i dimë shumë mirë por duhet ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. Edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të implementohet. E kjo do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Thaçi.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri