Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në një takim ministren sllovene të mbrojtjes Andreja Katiç.
Në njoftimin e Presidencës për media thuhet se Thaçi e falenderoi ministren e mbrojtjes Katiç për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, ndërsa shprehu gatishmërinë që “bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë”.
Presidenti Thaçi e njoftoi ministren Katiç edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.
Me këtë rast, Thaçi citohet të ketë thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com