Thaçi: Vonesat e BE në liberalizim
po rrisin ekstremizmin fetar
 

Thaçi: Vonesat e BE në liberalizim<br />po rrisin ekstremizmin fetar<br /> 
PRISHTINE - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim komisionarin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes  Hahn. Në këtë takim, presidenti Thaçi deklaroi se vonesat në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar.
 
Ai edhe një herë ka theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme. “Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai.
 
Sipas një komunikate për media, presidenti Thaçi tha se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për të arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.
 
Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit.

“Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat”, ka thënë kreu i vendit në takim me komisionarin Hahn.
 
Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës. “Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Në takim me komisionarin Hahn, presidenti Thaçi theksoi se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin. “Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druaj se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ia duan të mirën rajonit”, ka shtuar ai.
 
Presidenti Thaçi e falënderoi komisionarin Hahn për ardhjen e tij në Kosovë, menjëherë pas publikimit të raportit të progresit.
 
“E mirëpres angazhimin tuaj personal dhe e vlerësojmë përkushtimin tuaj që të gjenden zgjidhje për të mbajtur dhe avancuar procesin e reformave evropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.

(er.nu/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin