Thaçit në Serbi, Daçiç: Nëse e 
lejojmë do shkelej politika jonë

Thaçit në Serbi, Daçiç: Nëse e <br />lejojmë do shkelej politika jonë
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nëse Serbia lejon që Hashim Thaçi të arrijë në Serbi, si ministër i jashtëm i Kosovës, atëherë do të shkelej politika shtetërore e saj ndaj Kosovës.

“Ai si ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës nuk mund të vijë në Serbi”, tha Ivica Daçiç, në intervistën për gazetën Politika, botimi i së dielës, dhe ka shtuar se “nëse këtë e lejojmë, ne e shkelim politikën tonë shtetërore për Kosovën”.

Daçiç ka shprehur pakënaqësi që Hashim Thaçi, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit, është prezantuar si ministër i Qeverisë së Kosovës.

“Kur unë kam shkuar në Graçanicë, kam shkuar si pelegrin, për arsye fetare dhe kam shkuar me ftesë të Thaçit”, tha Daçiç. Ai ka shpjeguar se ai “nuk e ka thirrur” Thaçin dhe, sipas tij, “situata është e qartë si kristali”.


Duke iu referuar takimit të paraparë për 24 maj në Beograd, i cili mbahet me mbështetje të Ambasadës së Britanisë, e ku pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Kosova, Ivica Daçiç ka deklaruar se ky është provokim dhe se askush nuk e ka njoftuar lidhur me këtë tubim. Ai tha se “thirrja për këtë takim në Beograd i ka ardhur nga Prishtina”. 

politika



Marrë nga REL
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023