Tha se shqiptarët janë xhelozë për Kosovën, Noizy  replikon aktorin e humorit: O aga ndërroje mallin

Tha se shqiptarët janë xhelozë për Kosovën, Noizy  replikon aktorin e humorit: O aga ndërroje mallin

Osman Azemi dhe Noizy

Gjatë një emisioni televiziv në Kosovë, aktori i humorit Osman Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Siç duket kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Noizy, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka reaguar për këtë deklaratë të aktorit.

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video.

Në mbishkrimin e videos e cila u fshi shumë shpejt, Noizy vazhdoi me replikat e tij.

 “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman”, shkroi reperi.

Ky reagim tregon qartë se Noizy nuk pajtohet me qëndrimin e Osman Azemit dhe e konsideron atë të papranueshëm.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stresi: 30/08/2024 16:17

    I ka dhane alamet pergjigjeje....i ka thane ndro mallin,ma bukur s ka ma

    Përgjigju
  • Panda: 30/08/2024 12:13

    Ky qe flet per xhelozira ne emer te nje populli te tere i ngjaka politikanteve , muhabete pa pik kuptimi , njerzit kan jetet e tyre per ça motivi duhet ye ken xhelozi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij