Thaçi: 2016 vit pozitiv për Kosovën
por do punojmë dhe më shumë

Thaçi: 2016 vit pozitiv për Kosovën<br />por do punojmë dhe më shumë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka kushtuar një rëndësi të veçantë  në urimin e tij të gjithë atyre personave që këtë natë të ndërrimit të viteve duhet ta kalojnë në vendin e punës.  Thaçi i ka quajtur ata heronj e ndërsa  vlerëson edhe të gjithë ushtarët e diplomatët sonte festojnë larg familjarëve të tyre.
 
“Sonte teksa festojmë dhe urojmë njëri-tjetrin, kujtojmë edhe ata që janë në vendet e tyre të punës: policët, zjarrfikësit, mjekët, punëtorët, që kujdesen për ne të festojmë në rehati dhe qetësi. Ata janë heronjtë e sotëm, sepse me shembullin e tyre tregojnë atë për çfarë shteti ynë ka nevojë më së shumti, që secili të kryejë punën e vetë me nder e përgjegjësi. Urime të veçanta edhe ushtarëve të FSK-së dhe diplomatëve tanë që sonte festojnë larg familjeve të tyre”, ka thënë Thaçi.
 
Në këtë urim presidenti Thaçi ka premtuar se do të punojë më shumë në 2017 por duke theksuar faktin që viti që po lëmë pas ishte një vit pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës.
 
“Të dashur qytetarë, është kënaqësi t’ju drejtohem në natën e fundit të vitit me urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Viti që po lëmë pas ishte vit i hapjes së mundësive të reja për qytetarët tanë, por edhe i kalitjes me sfidat e shtetit dhe shoqërisë për të ardhmen tonë evropiane”, është shprehur Thaçi. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm