Thaçi-Bushati: Luftë terrorizmit
Në mars mbledhja e dy qeverive

Thaçi-Bushati: Luftë terrorizmit<br />Në mars mbledhja e dy qeverive
TIRANE - Vizitën e tij të parë në rolin e ministrit të jashtë të Kosovës, Hashim Thaçi e zhvilloi në Shqipëri. Fillimisht Thaçi u takua me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, me të cilin mbajti edhe konferencën e vetme për shtyp. Dy diplomatët u fokusuan në forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve, veçanërisht kundër terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm.

Një vit nga mbledhja e përbashkët në Prizren, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, dy kryediplomatët paralajmëruan takimin e radhës në mesin e muajit Mars për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. 
Konferenca e plote per shtyp Bushati-Thaci

Axhenda e zotit Thaci vijoi më tej në takimin kokë më kokë me kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Në njoftimin për shtyp të zyrës së Kuvendit, thuhet se gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe kontributin që mund të japin parlamentet respektive. Meta: Rrisim bashkëpunimin mes parlamenteve
 
Më pas zëvendëskryeministri Thaçi u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se takimi u përqendrua në ecurinë e axhendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve, dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive. Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë për të cilët janë dakordësuar projekte të rëndësishme si në arsim, infrastrukturë, dogana, etj, si dhe shprehën vullnetin për hapësira të reja bashkëpunimi. Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon.



Thaci-Bushati: Bashkepunim kunder terrorizmit
Takimin e parë Thaçi e pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, i sapo kthyer nga marshimi historik në Paris. Pas takimi që zgjati mbi 1 orë, dy krerët e diplomacive folën për sfidat e përbashkëta që kanë dy vendet, duke filluar me luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimin ekonomik dhe të aspekte të tjera bilaterale. Për rekrutimin e radikalëve islamik, dy zyrtarët thanë se do ndërmarrin hapa konkrete kundër këtij fenomeni shqetësues. 

Përsa i përket pranisë së 4 krerëve fetarë të vendit në delegacionin shqiptar, ministri Bushati theksoi se prezenca e zyrtarëve të lartë të fesë nuk u bë për show dhe se Shqipëria nuk po tenton të eksportojë ndonjë vlerë jashtë vendit, por më shumë për të dhënë një mesazh paqeje dhe solidariteti, që sipas Bushatit u mirëprit edhe nga Presidenti Hollande. Klerët shqiptarë në Paris, Bushati "Mesazh unikal i bashkëjetesës"

Ndërsa për vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, ministri i Jashtëm kosovar Hashim Thaçi deklaroi se është një vizitë normale dhe se Vuçiç ka marrë leje te autoritetet. Vucic shtyn viziten ne Kosove

Gjatë konferencës ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati foli edhe për samititn 3 palesh Itali-Serbi-Shqipëri, duke e konsideruar një takim që do të shërbejë në forcimin e marrëdhenieve mes dy vendeve. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf