TIRANË-Zevëndëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur pas vizitës në Tiranë, ku ndër takimet e rëndësishme ai përmend dhe takimin me studiues të organizuar nga Institutit të Studimeve Ndërkombëtare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi pohon se në fokus të bisedimeve për integrimin euro-atlantik, dialogu me Serbinë, pririoritet do të jetë dhe diplomacia ekonomike.
"Në mbyllje të vizitës sime në Tiranë, pata kënaqësinë që të merrja pjesë në një forum me opinion-bërës e studiues të Shqipërisë të organizuar prej Institutit të Studimeve Ndërkombëtare. Me të pranishmit diskutuam mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe sfidat që e presin vendin në politikën e brendshme dhe të jashtme. Gjatë bisedës u tregova se përveç vijimit me prioritetet tradicionale të politikës sonë të jashtme sikurse janë integrimi euro-atlantik, dialogu me Serbinë, njohjet ndërkombëtare, diplomacia publike prioriteti i ri kryesor imi do të jetë diplomacia ekonomike. Kjo do të synojë që ta vendosë politikën e jashtme në shërbim të mirëqënies ekonomike të qytetarëve për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. HTH (foto: A.Ibrahimi)", shkruan Thaçi ne statusin e tij Facebook. /ATSH/
/Shqiptarja.com