/ATSH/.- Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi thotë se mekanizmat e sigurisë meritojnë mirënjohje të veçantë për zbulimin e planit terrorist një natë më parë, ndërsa AAK-ja thotë se kjo është sinjal i mjaftueshëm për të gjithë se kontrolli kufitar dhe aspekti i sigurisë në Kosovë ende janë të brishta.
Sipas KosovaPress, Daut Haradinaj nga AAK thotë se gjetja e veturës me eksploziv, dëshmon qartë se duhet të shtohen masat e kontrollit kufitar për territore të caktuara. Ndërsa thotë se vigjilenca e institucioneve duhet të jetë prioritare.
Edhe Thaçi edhe Haradinaj në rrjetin social "Facebook" kanë shkruar për këtë çështje.
"Institucionet e sigurisë së Kosovës: Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, meritojnë një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për veprimin efikas dhe të shpejtë për zbulimin e planit terrorist dhe zënien e të dyshuarit për një veprim të tillë", shkruan Thaçi.
Ndërsa Haradinaj e sheh më ndryshe këtë ngjarje.
"Pa dashur të paragjykoj situatën, gjetja në Dragodan e një veture të mbushur me eksploziv, dëshmon qartë se duhet të shtohen masat e kontrollit kufitar për territore të caktuara dhe vigjilenca e institucioneve duhet të jenë prioritare. Të gjithë ne së bashku duhet që vendit, qytetarëve, miqve ndërkombëtarë, t'u ofrojmë jo vetëm ndjenjën e sigurisë por vetë sigurinë, si prioritet absolut për mirëqenie e imazh më pozitiv të vendit", shkruan Haradinaj.
/Shqiptarja.com