PRISHTINË - Kyeministri Hashim Thaçi falënderon ish-Sekretarin e Mbrojtjes, Chuck Hagel, të SHBA-së për shërbimin që i ka dhënë Kosovës gjatë këtyre viteve si ministër i mbrojtjes, por edhe si senator shumëvjeçar.
"Që më 1999 Hagel ka sponsorizuar rezoluta për bombardimin e Serbisë ndërsa në vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm për prezencën ushtarake amerikane aty ku ka nevojë dhe për ndihmë Kosovës deri sa po reformohet nga një importuese e resurseve të sigurisë në një garantuese të stabilitetit rajonal", shkruan Thaçi sot në Facebook.
Ai paralajmëron se "një nga detyrat fillestare të qeverisë së re do të jetë edhe përfundimi i procedurave parlamentare për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe përfitimin e marrëdhënieve kontraktuale me NATO".
"Ndihmesa që ka dhënë ish-Sekretari Hagel si senator republikan dhe në kabinetin Obama ka qenë pozitive për Kosovën", vlerëson Thaçi./ATSH/
/Shqiptarja.com