PRISHTINE-Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen e Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Është një nga momentet më emocionuese për mua. Është nder i jashtëzakonshëm dhe do t’ju shpreh mirënjohjen time juve personalisht dhe do ta falënderoj Kosovën për këtë emocion” ka thënë Rama pas dekorimit nga Thaçi.

Shefi i qeverisë shqiptare përgëzoi Kosovën për marrëveshjen me Malin e Zi për vijën kufitare. “Dua t’ju përgëzoj për atë që ju bëtë së bashku me presidentin e Malit të Zi si një hap i vendosshim drejt finalizimit të një procesi që të mbyllet në këtë moment historik me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për t’i hapur rrugën Kosovës që të lëvizin lirshëm”tha Rama.

d.b/shqiptarja.com