Vendimi/ Thaçi kërkoi të gjykohej në 'arrest shtëpie' në Slloveni, Gjykata Speciale ia refuzon

Hashim Thaçi

Hashim Thaçit i refuzohet kërkesa për t’u gjykuar në liri. Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim sot në lidhje me kërkesën që ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për rë qëndruar në “arrest shtëpie” në Slloveni.

Gjyqtari francez paraprak ka injoruar garancinë e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit. Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht. Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Sipas legjislacionit, Thaçi mund të kërkonte mundësinë e ekstradimit të tij në një vend që nuk kufizohet nga Kosova dhe megjithëse dokumentet e gjykatës nuk tregojnë se cili është vendi i kërkuar nga ai, mediat sllovene shkruajnë se kanë informacione që përzgjedhja e parë e ish-themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Sllovenia.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa vendndodhje në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Vendimi i marrë nga Gjykata Speciale

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Iu gjet kokainë dhe një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari në Shijak