/ATSH/.-Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi sot nga Maqedonia ndërtimin e pjesës tjetër të autostradës, deri në kufirin maqedonas.
Gjatë vizitës në Maqedoni, Thaçi u takua me homologun e tij Nikola Poposki, me të cilin bisedoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa nënshkruan edhe disa marrëveshje bilaterale, bën të ditur gazeta "Express".
Zv/kryeministri Thaçi ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni.Gjatë qëndrimit në Shkup, Thaçi do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësuesit shqiptarë dhe të shoqërisë civile











