PRISHTINË, 23 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/.- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar të martën një takim përshëndetës të fundvitit me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi ka shpalosur prioritetet kryesore të marrëdhënieve të jashtme të Kosovës për periudhën e ardhshme.
Sipas tij, disa nga prioritetet e diplomacisë kosovare do të jenë krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, nënshkrimi i MSA-së, dialogu me Serbinë deri te anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. "Krijimi i Forcave të Armatosura si një komponent multietnik i Kosovës dhe i arkitekturës rajonale të sigurisë do të bazohet në Rishikimin e Strategjisë së Sigurisë, e cila u zbatua në bashkëpunim me partnerët e NATO-s", ka shtuar ai.Thaçi, duke shpalosur prioritetet, ka theksuar se Kosova duhet gjithashtu të procedojë me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në mënyrë të koordinuar me partnerët tanë dhe duke synuar një pajtueshmëri sa më të gjerë për anëtarësimin e Kosovës. "Ju e dini që vizita ime e parë si ministër i Punëve të Jashtme ishte te Sekretari i Përgjithshëm i KE-se, Thorbjorn Jagland", ka theksuar ai. Sipas tij, prioritet tjetër i diplomacisë kosovare është të vijojë më tej me njohje të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe.
Thaçi ka folur edhe për programe të reja dhe inovative në diplomaci publike dhe digjitale që kanë marrë vëmendjen globale në qarqet diplomatike dhe mediatike. "Me këtë rast falënderoj ambasadën britanike, norvegjeze, amerikane por edhe të gjithë partnerët tjerë që na kanë ndihmuar në diplomaci publike dhe ju ftoj të vazhdoni këtë mbështetje", ka thënë ai.
Diplomatët e akredituar në Kosovë kanë theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe mbështetur prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. /a.ke/
/Shqiptarja.com