"Kosova po ecën pandalshëm drejt njohjes nga dy të tretat e anëtarësisë së OKB-së", është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi sot në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, shtetit të 107 anëtar i OKB-së që njohu së fundit, në 2 korrik, Pavarësinë e shpallur para mëse 6 viteve, në 17 shkurt 2008.

Po ashtu njohje të reja paralajmëroi edhe ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, pas takimit me homologun nga Togo, Robert Dussey.

"Pres që gjatë verës mund të ketë dy njohje tjera deri në shtator, ndërsa jam shumë i sigurt që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të jetë një ngjarje ku Republika e Kosovës do të merr edhe njohje të tjera", tha Hoxhaj.

Ai shtoi se procesi i njohjeve ka qenë i pandalshëm dhe global, dhe se askush nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë që Republika e Kosovës të njihet nga më shumë shtete.
Ministrit Dussey tha se Qeveria e Togos ka vendosur që të lobojë te shtetet e tjera për të njohur Pavarësinë e Kosovës. /ATSH/