Thaçi mesazh të fortë BE: Kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Thaçi mesazh të fortë BE: Kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh të fortë Bashkimit Evropian, teksa ka deklaruar se Koosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. 

Në takimin e Këshillit Kombëtar të luftimit të Korrupsionit, Thaçi ka thënë se gjatë 10 viteve Kosova ka bërë hapa konkret në luftimin e korrupsionit, por edhe është përballur me sfida të mëdha.

Thaçi ka thënë se institucionet për luftimin e korrupsionit do ta kenë mbështetjen e tij, raportojnë mediat kosovare “Gjata këtyre 10 vite shtet ka pasur rezultate në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave me ratifikimin e demarkacionit. Sipas Thaçit ky është konkludim edhe i Brukselit.

Ndërsa ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet vazhduar. Thaci ka paralajmëruar që mandati i Këshillit Kombëtarë për luftimit e Korrupsionit do të shqyrtohet gjatë jave të ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion