/ATSH-B.Jashari/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi do të pritet sot nga përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti, e fillimisht do takohet me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane, Igor Lukshiç.
Më pas, zv/kryeministri Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin Milo Gjukanoviç, me presidentin Filip Vujanoviç, si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiç.
"Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore", theksojnë burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Zv/kryeministri Thaçi gjatë qëndrimit në Podgoricë do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesorë të bizneseve malazeze, ku do të kërkojë më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.
Vizitën zyrtare, Thaçi do ta vijojë në Ulqin, ku në shenjë nderimi do të vendosë kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999.
Zv/kryeministri Thaçi do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politik shqiptarë, me të cilët do të bashkëbisedojë për gjendjen aktuale të shqiptarëve, si dhe përparimin e të drejtave të tyre në Mal të Zi.
Kjo është vizita e parë zyrtare e zv/kryeministrit Thaçi në Mal të Zi dhe po përcillet me një interes shumë të madh të mediave dhe opinionit publik në këtë shtet fqinj.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë bënte të ditur se sapo kishte mbërritur në Mal të Zi. "Falënderoj nga zemra gjithë qytetarët e Tuzit që kanë dalë për të na përshëndetur aq ngrohtësisht", shprehej ai.
Mali i Zi është shteti i 49-të në listën e njohjeve të Kosovës, e ka njohur në 9 tetor 2008. Kosovën, që kishte shpallur pavarësinë disa muaj më parë, në 17 shkurt 2008, deri tani e kanë njohur 108 shtete anëtare të OKB-së.
/Shqiptarja.com