PRISHTINË, 14 Nëntor /ATSH/- Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hashim Thaçi, në orët e paradites, ka zhvilluar një takim te presidentja e vendit, Atifeta Jahjaga, për të biseduar lidhur me situatën e krijuar politike në vend dhe krijimin e institucioneve.
Këtë e konfirmoi për KosovaPress, këshilltari i Presidentes Arbër Vllahiu, i cili pohoi se takimi është mbajtur dhe është biseduar për krijimin e institucioneve.
Ai nuk dha detaje tjera rreth takimit për të cilin tha se pritet të jepet një deklaratë për media gjatë ditës.
"Qëllimi i takimit ka qenë situata e tanishme, rreth ndërtimit të institucioneve", ka thënë Vllahiu.
Takimi është mbajtur pa praninë e mediave./k.s/











