/ATSH/.- Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot Jean-Eric Paquet, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim në Komisionin Evropian, me të cilin diskutoi për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
"Kosova mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe pret që të njëjtin përkushtim ta tregojë edhe BE-ja në qasjen ndaj Kosovës", theksoi Thaçi.
Ai bëri të ditur se, nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave u përmendën si dy fusha në të cilat Kosova ka përmbushur obligimet e veta dhe tashmë pret që edhe Brukseli të njohë këto arritje dhe t'i shpërblejë në mënyrë meritore.
"Paquet konfirmoi se Brukseli do të vazhdojë të përkrahë dhe asistojë Kosovën me të gjitha instrumentet që ka në dispozicion", shprehet Thaçi.
/Shqiptarja.com