Thaçi pas takimit në Bruksel: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë

Thaçi pas takimit në Bruksel: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në javët dhe muajt në vazhdim do të gjendet zgjidhja për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Në një deklaratë për mediat, në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perendimor me zyrtarë të BE-së, presidenti Thaçi tha se letra e Presidentit Donald Trump, drejtuar atij, konfirmon qëndrimin se SHBA-të, do të qëndrojnë pranë Kosovës dhe do ta përkrahin atë në këtë fazë të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Mesazhet e presidentit Trump duhet lexuar drejt dhe kuptuar mirë. Nuk kemi aleat më të mirë sesa SHBA-të, nuk e di kush duhet të flasë për Kosovën nëse nuk flasin SHBA-të. Gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të negociatave në Bruksel, e dinë se SHBA-të, janë shumë të përfshira në procesin e arritjes së marrëveshjes historike. Javët dhe muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhja për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë",  tha Thaçi.

Mirëpo presidenti Thaçi tha se pala kosovare nuk guxon ta humb këtë moment të angazhimit ndërkombëtar për Kosovën, pasi në të kundërten çmimi që do ta paguante do të ishte shumë i lartë.

Këtë angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar të SHBA-ve dhe BE-së nuk guxojmë ta humbim apo të lëshojmë të kalojë sepse mund të paguajmë çmim të lartë të mosinteresimit ndërkombëtar”, deklaroi Thaçi.

Takimi në Bruksel i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perendimor mbahet me ftesë të Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në takim, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit