-
Thaçi pas takimit në Bruksel: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë
Në javët dhe muajt në vazhdim do të gjendet zgjidhja për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ështe kjo deklarata e kreut të shtetit kosovar nga Brukseli, atje ku ndodhet për një takim të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perendimor ku do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm. Presidenti Thaçi është shprehur se pala kosovare nuk guxon ta humb këtë moment të angazhimit ndërkombëtar për Kosovën, pasi në të kundërten çmimi që do ta paguante do të ishte shumë i lartë.
19 Dhjetor 2018, 17:07 -
Debati në PE/ Deputeti qipriot citon Ramën: 'Shqipëri-Kosovë bashkohen në 2025', dua shpjegime. Balla: Anëtarësohemi në BE
Eurodeputeti qipriot, Takis Hadjigeorgiou, kërkoi shpjegime nga Taulant Balla për këto deklarata të Ramës, i cili nuk ngurroi t'i përgjigjej duke saktësuar se 2025-a është viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
27 Nëntor 2018, 13:29 -
Sinjale konsensusi nga Brukseli? Balla: Jemi gati që të votojmë Reformën Zgjedhore me opozitën brenda Krishtlindjeve
Taulant Balla paralajmëron sinjale konsensusi maxhorancë-opozitë brenda vitit 2018. Nga takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel, kreu i grupit parlamentar socialist tha se maxhoranca është e gatshme që të votojë me opozitën ligjin për Reformën Zgjedhore.
27 Nëntor 2018, 11:27 -
Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformës në drejtësi
Në tryezën e nivelit të lartë në Bruksel u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku u theksua se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE
27 Nëntor 2018, 11:01