Thaçi për agjencinë serbe:
Ushtria e Kosovës do formohet

Thaçi për agjencinë serbe:<br />Ushtria e Kosovës do formohet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë zyrtare serbe të lajmeve, TANJUG, deklaroi se Kosova do ta ndërtojë ushtrinë në koordinim me të gjitha komunitetet ndërkombëtare.

Hashim Thaçi theksoi se Forcat e Armatosuara të Kosovës do të formohen në përputhje të plotë me Aleancën e Atkantikut të Veriut, NATO dhe me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi parashtroi se ushtria e Kosovës ka një rol stabiliteti:  

“Para disa ditësh unë mora pjesë në ceremoninë e dhënies së betimit të 61 kadetëve serbë. Ajo ka qenë diçka e mrekullueshme. Kjo do të jetë ushtri sipas standardeve të NATO-s, ushtri multietnike dhe profesionale, do të jetë në interesin e Kosovës dhe të të gjithëve, nuk do të jetë vetëm në interesin e një komuniteti, kundër komunitetit tjetër ose marrëdhënieve me fqinjët, ajo do të jetë një ushtri me synim për integrim në struktura euroatlantike”,  tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi nënvizojë se ushtria e Kosovës, nuk është në dëm të askujt, por do të jëtë në shërbimin e gjithkujt, për aq kohë sa Kushtetuta e Kosovës  është mbi çdo mendim të çdo individi.
 
Në vazhdën e bisedës ishte dhe  dialogu  për normalizimin e situatës së Bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi për Tanjug. Presidenti Thaçi tha se: “Kjo fazë e re e dialogut nuk do të jetë garë mes Serbisë dhe Kosovës, por ajo do të merret me çështjen si të arrihet partneriteti, i cili do të çojë deri te normalizimi dhe pajtimi”, shprehet ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli dhe për Gjykatën Speciale, duke shtuar se Kosova i ka kryer detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore. Thaçi theksoi se :
“Themelimin e kësaj gjykate e sheh si përparësi për t’i vënë pikë paragjykimeve, e ne si politikanë nuk duhet të përzihemi në këto çështje që kanë të bëjnë me drejtësi. Edhe ne do ta vëzhgojmë Beogradin se si do të merret me dhjetra e dhjetra kriminelë të luftës, të cilët kanë marrë pjesë ne gjenocidin në Kosovë dhe të cilët gjenden në liri, janë të lirë nëpër institucionet kryesore të Serbisë. Sepse, ne e dimë që autorët e krimeve në Drenicë, Dukagjin, Pejë, Izbicë, Reçak janë të lirë dhe gjenden në institucionet në Beograd”, përfundon Thaçi intervistën e tij dhënë për TANJUG.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli