Thaçi për Ditën e Evropës: Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë

Thaçi për Ditën e Evropës: Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Berlin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pikërisht në Ditën e Evropës, ndodhet në Berlin për një takim bilateral me kancelaren Merkel. Thaçi nga atje ka dhënë edhe një porosi, se hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë. 

Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI