Thaçi: Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë, sfidë për Kosovën

Thaçi:  Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë,  sfidë për Kosovën

Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Hagë për një takim me përfaqësues të ndryshëm dhe ka theksuar prioritet e shtetit te Kosovës për procesin e integrimin në BE.

“Ishte privilegj që sot të mbaj një ligjëratë në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare ‘Clingendael’ në Hagë, para shumë përfaqësuesve shtetërorë, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Haga është një vend, ku pavarësia e Kosovës u konfirmua si e ligjshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Haga është vendi, ku një pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës është e vendosur. Ne jemi krenarë me luftën tonë për liri dhe nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u frikësuar nga e vërteta. Askush asnjëherë nuk u përpoq të ikte apo të fshihej nga drejtësia –krahasuar me shtetet e tjera në rajon.

Kosova është një rrëfim suksesi, por ka ende sfida të shumta, ashtu siç kanë edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në ligjëratën e mbajtur theksova se Kosova ka ende sfida duke u fokusuar në tri prioritete të rëndësishme, ku së pari përmbyllja e dialogut me Serbinë, së dyti rritja ekonomike dhe së treti procesi i integrimit të Kosovës në BE dhe NATO. Me një përkushtim të pathyeshëm, me miq dhe partnerë strategjikë, ne do të jemi të suksesshëm”, përfundon Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb