Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi
sulmin terrorist në Shqipëri-Izrael

Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi<br />sulmin terrorist në Shqipëri-Izrael
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se sulmin terrorist që ishte planifikuar në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, e ka parandaluar policia e Kosovës.
 
Sipas Thaçit, ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

"Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.
 
Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.
 
Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.
 
Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.
 
Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.
 
Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji"
deklaroi Thaçi.
 
Ndeshja ishte planifikuar në Shkodër, por u zhvendos në Elbasan, pasi kishte informacione se do të realizohej një sulm terrorist nga një celulë që drejtohej nga Lavdrim Muhaxheri në Siri, ndërsa u arrestuan 4 persona


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar