Thaçi presidenti i ri Kosovës 
pas tre votimesh pa opozitënVideo/ Protestuesit molotov Kuvendit
Nishani: Suksese në përballimin e sfidave 

Thaçi presidenti i ri Kosovës <br />pas tre votimesh pa opozitënVideo/ Protestuesit molotov Kuvendit<br />Nishani: Suksese në përballimin e sfidave 
TIRANËMes gazit lotsjellës, dhunës, presioneve politike brenda koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi është presidenti i ri i Kosovës. Në një seancë maratonë, kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës u zgjodh në raundin e tretë më 71 vota pro pa praninë e opozitës në Kuvend. Thaçi do të marrë pozitën e kreut të shtetit në datën 7 Prill, një ditë pasi t’i përfundojë mandati presidentes aktuale Atifete Jahjaga.

....
Në dy raundet e para ku duheshin 80 vota Thaçi nuk arriti të fitonte. Kundërshtari i tij i vetëm Rafet Rama, i kandiduar po nga partia e Thaçit, nuk arriti të merrte asnjë votë në raundin e fundit. Zgjedhja e Thaçit në krye të Shtetit u bë në mungesë të partive opozitare të cilat u larguan me forcë nga Kuvendi pas hedhjes  në sallë të gazit lotsjellës. Megjithatë protesta e mbështetësve të opozitës vijoi jashtë Kuvendit, ku menjëherë pas zgjedhjes së Thaçit President Prishtina u vu në flakë. Ata hodhën bombë molotov ndaj godinës së Kuvendit, ndërsa nuk ndalën sulmet edhe pranë shtëpisë së kryeministrit Mustafa. Nga ana tjetër, mbështetësit e Hashim Thaçit pritën me brohorima e fishekzjarrë zgjedhjen e tij në krye të shtetit, mes flamujve të Kosovës, Shqipërisë dhe atij amerikan.
 
Në fjalimin e parë para deputetëve në sallë dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë që ndoqën të gjitha zhvillimet intensive të kësaj dite, Thaçi tha se do të punojë në interes të qytetarëve, zgjidhjen e krizës politike në vend si dhe për proceset integruese të shtetit të ri të Kosovës në NATO dhe BE. Mes falenderimeve, presidenti i ri i Kosovës veçoi edhe Listën serbe që i dha votën për tu zgjedhur në krye të shtetit.
 
"Ju falenderoj ju deputetë për besimin ndaj meje për një detyrë dhe përgjegjësi për t'i shërbyer vendin dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Ju falenderoj ambasadorë për qëndrimin tuaj të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës me ne në këtë proces. Falenderoj të gjithë deputetët e të gjitha partive politike që janë sot në votim dhe natyrisht t'i përshëndes të gjithë pjesëtarët e politikës. Falenderoj Listën serbe, deputetët e pavarur për besimin tuaj. Besimi juaj do të jetë një optimizëm për Kosovën, do punoj gjithmonë në shërbim të qytetarëve duke respektuar kushtetutën dhe funksionimin e pavarur të institucioneve. Do të punojmë më fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në BE dhe për të përforcuar edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-të. Falenderoj qytetarët e Kosovës që për një dekadë të tërë më kanë besuar fuqinë më të madhe në vend. Të jeni të sigurt se do të bëj edhe më fuqishëm në institucionalizimin e dialogut politik. Sot në këtë moment madhështor dhe të veçantë edhe për mua jetësisht dëshiroj të përkujtoj heroizmin e Adem Jasharit, presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të gjithë njerëzit që dhanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", - u shpreh Hashim Thaçi në fjalim e parë pas zgjedhjes president. 

Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit diskutuan kundër zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit duke e akuzuar atë dhe kryeministrin aktual, Isa Mustafa, për veprime të dëmshme kundër Kosovës.  Në debatet e tyre ata vunë theksin tek marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë si dhe atë për vijën e kufirit me Malin e Zi. Deputetët e tre partive opozitare shfaqën dyshimin se Hashim Thaçi, mund të ketë bërë lëshime të reja përballë Listës Serbe në shkëmbim të votës së tyre.

E për ta penguar që Hashim Thaçi të votohej për president deputetët e tre partive opozitare hodhën dy herë gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa një tentativë e tretë dështoi pasi një deputete opozitare u bllokua nga Garda. Vetëm me ndërhyrjen e policisë, deputetët e opozitës u nxorën jashtë me forcë për të vazhduar më pas seance normalisht, ndërsa 11 prej tyre u përjashtuan pasi shkelën rregullat e qëndrimit në Kuvend.
 
Misioni i opozitës për shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme nuk mundi të realizohet.

Kuvendi, por edhe sheshet qendrore të Prishtinës ishin të rrethuar nga efektivë të policisë, masa të përforcuara këto për të shmangur përplasjen mes protestuesve opozitarë dhe mbështetësve të Thaçit që prisnin të festonin zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.  
 
Posti i presidentit i takoi Partisë Demokratike të Kosovës, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryetar i së cilës është kryeministri Isa Mustafa.

Thaçi është Presidenti i gjashtë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ndërkohë para tij Presidencën e kanë mbajtur, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi, Behgjet Pacolli dhe në fund Atifete Jahjaga.

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi për herë të parë kishte fituar në zgjedhje e fundvitit 2007, kohë kur nxori partinë e tij fituese përballë LDK’së dhe partive tjera. Edhe në zgjedhjet e vitit 2010, Thaçi përsëri ishte u zgjodh Kryeministër. Në mandatin e tij të  tretë në Qeveri, Thaçi kishte vendosur të bëhej Zëvendëskryeministër si kusht për t’u bërë President më vonë, bazuar në marrëveshjen me LDK’në.

Në koalicionin me PDK – LDK për herë të parë dikush nga Partia e themeluar nga Rugova kishte marrë udhëheqjen e Qeverisë. Thaçi do të jetë President deri në prill të vitit 2021.

thaci zgjidhet president
thaci zgjidhet president

thaci zgjidhet president

zgjidhet thaci president

zgjidhet thaci president

zgjidhet thaci president

zgjidhet thaci president

zgjidhet thaci president




(Momentet e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës në Kuvend)

Te gjitha zhvillimet MINUTE PAS MINUTE

Ora 18:25 Dështon dhe raundi i dytë, Thaci merr 14 vota më shumë se i pari

Kandidati për president Hashim Thaçi, as në raundin e dytë nuk ka arritur të marr votat e kërkuara për t’u bërë president. Ai ka marr 64 vota, kundër kandidati i tij Rafet Rama ka marr 2 vota. Kurse, 15 vota të deputetëve kanë qenë të pavlefshme. Ndryshe, pas pak pritet të fillojë ranudi i tretë, ku Thaçi i duhen 61 vota për t’u bërë president.
 
Ora 17:50  Nisin procedurat për të vijuar me raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit
Kanë nisur përgatitjet e komisionit të posaçëm në Kuvend për procesin e votimit për Presidentin e ri të Kosovës. Deputetët do të hedhin votat e tyre në kutinë e votimit, në raundin e dytë ku edhe në këtë raund duhet që kandidati që fiton kryesimin e shtetit duhet të marrë 80 vota.

Ora 17:40 Ilir Deda i Vetëvendosjes tërhiqet nga Komisioni për votim 
Deputeti i Vetëvendosjës Ilir Deda, i nominuar për komisionin e verifikimit të zgjedhjes ka thënë se ai ishte i zgjedhur nga opozita e bashkuar për arsye të verifikimit se a do të jenë 80 fletë për votim.Po ashtu Deda ka theksuar se ishte aty për te verifikuar mos devijimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave. ‘’Unë nuk kam votuar fare’’, ka thënë Deda për gazetarët.Deda ka theksuar se tre partitë opozitare zgjodhën që unë të jem pjesë mbikëqyrëse dhe po pres instruksione për raundin e radhës se çfarë do të veproj. ‘’Nëse në raundin e dytë nuk janë 80 vota atëherë dështon raundi i tretë’’, tha Deda.

Ora 17:30  Dështon raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës
Ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.Hashim Thaci nuk i ka marrë votat e duhura për tu zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës. Nga numërimi i votave të hedhura në kutitë e votimit të 82 deputetëve që ishin të pranishëm në sallë, 27 vota kanë rezultuar si të pavlefshme, Rafet Rama ka marrë 4 vota ndërkohë që Hashim Thaçi ka marrë 50 vota. Duhet të përsëritet votimi me dy kandidatët në raundin e dytë. 

Ora 17:10 Nis numërimi i votave në Kuvend
Nis procesi i numërimit të votave të hedhura në kutinë e votimit nga ana e deputetëve për Presidentin e ri të Kosovës. Në procesin e  votimit kane marrë pjesë 82 deputetë, ndërkohë që pas numërimit të votave do të bëhet e qartë nëse Hashim Thaçi ka arritur të marrë votat për tu zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës.

Ora 16:50 Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Kosovë
Protestuesit e opozitës së Kosovës janë përleshur me forcat e policisë, jashtë ambienteve të sallës së Kuvendit të Kosovës,  të cilët kanë hedhur në drejtim të godinës së kuvendit gaz lotsjellës dhe bomba molotov.
Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas daljes nga salla të deputetëve të opozitës, duke u përshkallëzuar situata në Prishtinë.

molotovi ndaj forcave te policis ks

molotovi ndaj forcave te policis ks

molotovi ndaj forcave te policis ks

molotovi ndaj forcave te policis ks

Ora 16:40   Nis votimi për presidentin e Kosovës, voton edhe Hashim Thaçi 
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës procesi i votimit për Presidentin e ri të vendit, pas nxjerrjes me dhunë nga salla e Kuvendit të përfaqësuesve të partive opozitare.
Për anëtarë të komisionit për votim të presidentit, nga PDK është propozuar Selvie Halimi, nga LDK Njomza Emini, ndërkohë që deputeti Ilir Deda e ka propozuar veten në këtë komision por që nuk është pranuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Por deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi sërish e ka propozuar Dedën gjë që është pranuar nga Veseli.

Ora 16:30  Dështon tentativa e deputetëve të opozitës që të hedhin gaz lotsjellës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Sapo punonjësit e sigurisë kanë pikasur një nga deputetet e opozitës, Shqipe Pantina që po bënte gati të hidhte gazin lotsjellës, ata kanë shkuar në vendin ku ajo ishte e ulur dhe ia kanë marrë, duke moslejuar hedhjen e gazit. Punonjësit e sigurisë ia kanë marrë nga dora, me forcë, ndonëse ajo ka kundërshtuar.  Më pas ajo është shoqëruar nga forcat e policisë, jashtë Kuvendit të Kosovës

Ora 16:10  Visar Ymeri: Kuvendi e ka humbur legjitimitetin e tij, nuk ka arsyestim për vendimin e përjashtimit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi u nxorr me forcë nga salla e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se, tashmë Kuvendi e ka humbur legjitimitetin e tij.

Tani policia na nxorri zvarrë nga salla, pas përjashtimit në mënyrë arbitrare nga kryesia e Kuvendit dhe Kadri Veseli.Vendimi nuk ka arsyetim. Ky është operacion që bëhet në bashkëpunim me policinë e Kosovës.Ky Kuvend e ka humb legjitimitetin dhe po bëhet Kuvendi i policëve" ka deklaruar ai.
 
Ora 16:00  Shkon në 11 numri i deputetëve të përjashtuar nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës.
Visar Ymeri, Albin kurti e Albulena Haxhiu janë nxjerrë me forcë nga salla, pas vendimit që u mor nga kryesia e Kuvendit të Kosovës.Deputetët e përjashtuar janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, Sali Salihu. Më herët janë suspenduar edhe deputetët: Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli.

Ja njoftimi i administratës së Kuvendit:

"Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare".
 
Ora 15:30  Opozita serish gaz lotesjelles, nderpritet seanca
Deputetët e opozitës në Kosovë kanë hedhur për të dytën herë me radhë gaz lotsjellës në Kosovë duke bllokuar votimin e kandidatëve për President të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit ka shtyrë me 10 minuta seancën, për tu rikthyer me procesin e votimit.

Ora 15:20  Deputetët e Kosovës fillojnë të kthehen në seancë, përjashtohen 6 deputetët e opozitës
Deputetët e pozitës kanë filluar që të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht janë parë duke u futur në sallë deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, ndërkohë që janë përjashtuar nga saance plenare 6 deputet e opozitës, Faton Topalli, Bali Muharremaj, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Ismajl Kurteshi dhe Pal Lekaj.

Ja komunikata e Kuvendit të Kosovës
Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 256 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në komunikatë.

Ora 14:40  Fatmir Limaj: Kthehemi në seancë
Pas nderprerjes se seances nga hedhja e gazit lotesjelles, kreu i NISMES Fatmir Limaj tha se opozita do te rikthehet serish ne Kuvend per te kundershtuar me argumente zgjedhjen e Thacit President.

“Do të kthehemi në sallë dhe do të vazhdojmë me argumente ta kundërshtojmë, apo më mirë të themi, të bëjmë përpjekje dhe të shfrytëzojmë këtë derë të fundit për të kundërshtuar zgjedhjen e tij president. Le ta harrojnë që ai do ta përfundojë mandatin qysh është më së miri, kështu që më mirë sot se më vonë, të shkojmë tek sovrani dhe ai le të vendos”, ka thënë Limaj.

Ora 14:30  Bali Muharremi pranon hedhjen e gazit, arrestohet nga policia
Ndalohet nga policia e Kosovës deputeti Bali Muharremaj, pasi ai mori autorësinë e hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse fillimisht u raportua se gazin e kishte hedhur Teuta Haxhiu dhe Faton Topalli, Muharremi ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ka qenë ai që e ka hedhur gazin lotsjellës në sallën ku po mbahej seanca plenare e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Ora 14:20 Enver Hoxhaj: Thaçi sot zgjidhet president, nuk ka zgjedhje të parakohshme
Deputeti i Partisë demokratike të Kosovës në një intervistë për Report Tv ka theksuar se sot do të zgjidhet presidenti i Kosovës, ndëkrohë që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
 
Procesi i zgjedhjes së Thacit President është i pandalshëm. Hedhja e gazit lotsjellës hedh në pikëpyetje faktin nëse opozita është demokratike apo jo. Ky është koalicioni më i madh qeverisës që ka pasur ndonjëherë Kosova. Janë 89 deputetë nga 120 deputetë në total. Besojmë që shumica e deputetëve do të qëndrojnë në sallë dhe zgjedhja e Thaçit është proces i pandalshëm. Ai është lideri historik i PDK-së dhe i Kosovës. Reflekton unitetin e qytetarëve të Kosovës. Jam i sigurtë që zhvillimet që ndodhin jashtë Kuvendit duhet të jenë të qeta. Jemi të habitur sesi opozita ka qenë e dhunshme, duke dëmtuar godinat apo edhe policit. Ka interesim të PDK-së, për të ardhur në Prishtinë, por ne iu kemi thënë se nuk duhet të vijnë, por të festojnë atje ku jetojnë. Ne dolëm nga salla e Kuvendit dhe jemi në zyrat tona. Mund të them se seanca do të fillojë sa më shpejt. Tejkalimi i krizës politike është sfidë për ne dhe Thaçin si president. Ne si koalicion jemi të interesuar që rreth institucioneve, në Kuvend apo në një tryezë ta tejkalojmë situatën. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi ato do të mbahen sipas afateve kushtetuese” ka thënë Hoxhaj.



Ora 14:05 Hidhet gaz lotsjellës në Kuvend nga deputetja Teuta Haxhiu dhe Faton Topalli, ndërpritet seanca
Rreth orës 14:05 minuta deputetët e opozitës së Kosovës, konkretisht Teuta Haxhiu e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Faton Topalli të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës ku po zhvillohej seanca plenare e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kjo ka bërë që, seanca të ndërpritej, pasi tymi ka pushtuar gjithçka e ku është ndjerë keq një nga deputetët, konkretisht Smajl Kurteshi.

Ora 13:50 Albin Kurti: Thaçi s’bën për President, kriza merr fund me zgjedhje
Deputeti i Vetevendosjes Albin Kurti tha se endi ka nevoje per zgjedhje te reja, e ku nga Kuvendi i ri te dale edhe qeveria e re me Presidentin. Ai radhiti disa te paverteta ne biografine qe Thaci eshte prezantuar si kandidat per president.

“Kosova sot nuk ka nevoje për një president të ri, nga ky Kuvend  i vjetër i gazit, por ka nevojë për zgjedhje të reja, dhe për një kuvend të ri. E më pas ka nevoje për Qeveri te re dhe President të ri. Nuk është lexuar biografia e kandidatëve për President, sepse aty ka shumë të pavërteta. Kemi një njëri që e njohim dhe një biografi që nuk e njohim. Thuhet se si Kryeministër e paska shpallë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është e vërteta, sepse ai e ka lexuar atë, dhe pavarësinë e kanë shpallur përfaqësuesit e popullit. Ka rrena të tjera se ai e flet gjuhën angleze, por nga afera pronto, shihet se aty e njohin gjuhën Italiane, sikurse në filmat mafioz.  Ka shumë pasaktësi në biografinë, por ka edhe gjëra më të rrezikshme se kaq. Thuhet se ky person ka qenë edhe i njohur për angazhimin në lëvizjen popullore për lirinë e Kosovës, dhe ne i njohim personat që kanë qenë aty, Afrim Zhitia, Fadil Vatra dhe Behadin Hallaqit, të cilët tani më nuk janë të gjallë" , ka thënë Kurti.

Ora 13:20 Fatmir Limaj: Nga sot Kosova nuk do të ketë as President legjitim, por do të ketë thellim të krizës
Per kreun e NISMES Fatmir Limaj nese deputetet e Kuvendit te Kosoves japin vote per Thacin president do te thote se behen pergjegjes per thellimin e krizes politike. 

"Nga sot, nëse procedohet me zgjedhjen e presidentit Thaçi, Kosova do të futet në një krizë edhe më të thellë. Kemi qeveri që ka shkelur kushtetutën dhe mban pushtetin mes presionit. I vetmi institucion që ka qenë formal, ka qenë Presidenca, por nëse Thaci vihet në krye të këtij institucioni, edhe Institucioni i Presidentit do të kapet nga kriza"", - tha Limaj.

Ora 13:00  Daut Haradinaj: Mos ta instalojmë ligjërisht Serbinë në Kosovë
Deputeti i opozites Daut Haradinaj gjate fjales ne Kuvend kundershtoi zgjedhjen e Thacit per president.

“Nuk them se Serbia do të kthehet në Kosovë ndonjëherë, por mos ta instalojmë ligjërisht Serbinë në Kosovë. Thaçit asgjë nuk i duhet posti i Presidentit kur populli proteston jashtë kundër tij. Më të forta janë Serbia dhe Rusia në Kosovë se në kohën e Millosheviçit” tha Haradinaj.

Ora 12:40 Visar Ymeri: Presidenti do kapet nga Serbia
Kryetari i Vetevendosjes Visar Ymeri foli per bashkepunim te Hashim Thacit me serbet, e kjo sipas tij eshte nje arsye pse ai nuk duhet te zgjidhet president. Ymeri radhiti argumentet ky sipas tij Thaci ka favorizuar Malin e Zi dhe Serbine ne dem te Kosoves.

"Dialogu Thaci-Dacic ka nisur në vitin 2013. Ai nisi Zajednicën e demarkacionin, ndonëse Gjykata Kushtetuese i ka shpallur anti-kushtetuese. Nuk mund të bëhet president ky njeri që i ka falur territor Malit të Zi. Thaci solli për ta votuar edhe listën Serbe, pas takimeve që pati me Dacic. Kjo i bie që ka marrëveshje të re me listën serbe që do të thotë se ai mbështetet nga Vucic. Si mund të zgjedhim President të Kosovës, kur ai mbështetet nga Presidenti i Serbisë. Ai s’mund të bëhet president pa bekimin e Vucic. Ky president mund të bëhet, por president i Republikës së Kosovës nuk mund të bëhet kurrë pasi ai po bëhet president përmes blerjeve, shantazheve dhe mbështetjes së Serbisë. Po e bekoni këtë bekim që vjen nga Serbia. Presidenti do kapet nga Serbia. Thaci dështoi me anëtarësimin e Kosovës në Unesko, Thaci premtoi se do largohet nëse Kushtetuesja rrëzon Zajednicën do largohet, ai nuk e bëri këtë, por po kërkon të bëhet sulltan i vendit. Me Thacin Kosova nuk mund të hapë sytë", - tha Ymeri.

Ora 12:35  Zafir Berisha: Thaçi nuk e meriton të jetë president i vendit 
Deputeti i opozites Zafir Berisha tha gjate fjales ne Kuvend se "Thaçi nuk e ka lënë vendin të zhvillohet me veprimet e tij korruptive".

"Hashim Thaçi gjatë qeverisjes së tij si kryeministër, e ka shkatërruar sektorin e shëndetësisë dhe arsimin. Përmes Zajednicës do ta fundosni funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Dil publikisht e thuaj se nuk je i duhuri për të qeverisur vendin", - shtoi ai.

Ora 12:30 Halimi: Kandidatët i plotësojnë kushtet për votim
"Komisioni i verifikimit të dokumentacionit të kandidatëve për President, pas verifikimit për më shumë se 20 minuta, ka verifikuar dokumentet dhe Parlamenti mund të procedojë me votimin e kandidatëve në Kuvend".

Ora 12:25  Faton Topalli: Thaci figura me e urryer ne Kosove
Ne nje lidhje telefonike per Report TV deputet i Vetevendosje, Faton Topalli tha se populli kosovar eshte ngritur ne proteste kunder zgjedhjes se Thacit president.

"Jashtë Kuvendit në shesh janë mbledhur dhjetëra mijëra qytetar të cilët po protestojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i Kosovës që është fytyra kontradiktore në skenën politike kosovare për shkak se gjatë qeverisjes së tij u tregua jashtëzakonisht i dobët. Gjatë luftës ishtë i dashur me shqiptarët e kosovës ndërsa tani është kthyer në figurën më të urryer në Kosov.", u shpreh ai.



Ora 12:05   Visar Ymeri: Thaçi President nga Vuçiç, do të kushtëzohet nga ai
Kryetari i Vetevendosjes Visar Ymeri tha se lista Serbe do te votoje pro Hashim Thacit President. Ne te njejten linje si Albin Kurti, edhe Ymeri theksoi se Thaçi do te jete i kushtezuar ne veprimet e tij nga kryeministri serb Vucic.

“Thaci po zgjidhet president nga Vuçiçi dhe do jetë i kushtëzuar nga ai, pasi lista serbe do e votojë dhe kusht është që Kosova të vazhdojë me themelimin e Zajednicës. Ne do e kundërshtojmë me protestën tonë të vazhdueshme. Inkurajoj qytetarët e pakënaqur që ti bashkohen protestës. Kuorumi në zgjedhjen e presidentit matet në kutinë e votimit” ka thënë Visar Ymeri. 

Ora 12:00  Adem Grabovci: Nominojmë Thaçin për President
“Sot është ditë e vecantë, do votojmë për zgjedhjen e Presidentit për 5 vitet e ardhshme. Ne nominojmë Hashim Thaçin dhe për këtë kanë nënshkruar mbi 40 deputetë. Ky është kandidat që njohet nga të gjithë, prandaj ne e votojmë me nder e kënaqësi”

Ganimete Musliu: Nominojmë Rafet Ramën për President.
“Ndjehem e nderuar që sot të prezantoj kandidatin për President Rafet Rama. Është kandidat i denjë. Auitorizohet komisioni për verifikimin e plotësimit të kushteve të kandidatëve për president dhe të paraqesë raportin në Kuvend".

Ora 11:28  Albin Kurti: Nëse Thaçi zgjidhet president me votat e serbëve,  ai është marrë vesh me kryeministrin Vuçiç
Deputeti i Vetevendosjes Albin Kurti akuzoi per nje marreveshje mes zv.kryeministrit Thaci dhe kryeministrit te Serbise Vucic. 

“S'ka pas nevojë që me senacë të jashtëzakonshme të zgjidhet President. Nëse sot ky kandidat i ka votat në sallë kjo do të thotë se është marrë vesh me Vucicin. Vucici nuk jep votë falas dhe nëse i ka siguruar votat e listës serbe kjo do të thotë se Thaci ka bërë marrëveshje me të.Uroj që ky të mos zgjidhet president, pasi e shpëtojmë Kosovën nga koncensioni i radhës i Kosovës ndaj Serbisë. Kjo është seancë e parregullt, e rrezikshme dhe e dëmshme. Sot janë bërë 6 muaj që ky president në tentativë e ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi dhe tradhëtoi vendin, ky dëshiron të kurorëzohet. Zajednicën në Kosovë e ka nisur Thaçi me Ivica Dacicin e Serbisë. Ky nuk duhet të bëhet president” ka thënë ai.


(Fjala e Albin Kurtit)

Ora 11:30 Fatmir Limaj: Kjo është një ditë e zezë për Kosovën
Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka deklaruar nga protesta ne shesh se "I vetmi institucion që ka pasur ligjshmëri, ka qenë Institucioni i Presidentit dhe nëse zgjidhet sot Presidenti nga ky regjim Kosova ka në krye të Shtetit thelluesit e krizës dhe ata që e shkatërruan vendin. Po legjitimohet shkelja e kushtetutës së Kosovës. Ftoj deputetët që të mos votojnë Thaçin.  Mbi 70% e qytetarëve janë kundër zgjedhjes së tij si president" ka shtuar ai.

Ora 11: 20 Ramush Haradinaj: Kriza merr fund nese ka zgjedhje te parakohshme 
Kreu i AAK-se ramush Haradinaj tha se zgjidhja per krizen politike ne Kosove jane zgjedhjet ne 6 se 7 mars.

Mustafa e Thaci kanë gabuar kur kanë firmosur marrëveshjen për bashkësinë e komunave serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.  Ky është sulm ndaj territorit të vendit. Njerëzit që kanë gabuar, nuk duhet të drejtojnë vendin. Ai që ka gabuar e që ka sulmu vendin, nuk mund të zgjidhet president. Mos të gabojnë të zgjedhin thaçin President sepse atë e ka shkarkuar populli”, - ka thënë ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve