Pas një qëndrimi dyditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli në një konferencë për mediat  këtë të premte ku ka folur në lidhje me ecurinë e dialogut Prishtinë Beograd, ndërsa i bëri apel  qeverisë se Kosovës se duhet të respektohen  rekomandimet  e ndërkombëtarëve për të pezulluar taksën 100 % ndaj Serbisë.  

Për  kreun të shtetit Thaçi , Kosova duhet të tregohet e përgjeshme dhe duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me partnerin strategjik të SHBA-ve, duke  propozuar jo heqjen e taksës, por siç kanë propozuar faktori ndërkombëtar , një pezullim të përkohshëm për t'i hapur rrugën dialogut të Brukselit.

"Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-të. Një kultivim i tillë i raporteve, garanton progres e të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe në OKB. Ajo që dua të potencoj është që SHBA, siç e ka theksuar Trump, e ambasadorët në Kosovë e në Beograd, është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me shtetet që e kanë ndihmuar gjithmonë, që janë SHBA-ja e BE-ja. Prandaj edhe thirrja e SHBA-së për institucionet e vendit, është që Kosova të kalojë këtë perceptim të krijuar si pengesë për negociata dhe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Që Kosova të tejkalojë këto pengesa, në veçanti pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë në Bruksel”, ka thënë Thaçi para gazetarëve 

Sipas Thaçit  pas vendojes së taksës, Serbia është dobësuar ekonomikisht dhe se vendimi për heqjen e taksës 100% i takon qeverisë së Kosovë  pasi në të kundërt nuk ka një çmim që mund të paguhet për dobësimin e raporteteve miqësore me SHBA-në.

"Dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar. Prandaj mendoj se kjo këshillë duhet të respektohet, jo për t’u hequr taksa, por për t'i dhënë mundësi për një pezullim të përkohshëm, një procesi të një angazhimi të gjithanshëm ndërkombëtar. Natyrisht se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës, partnerët e koalicionit. Duket që Serbia po dëmtohet ekonomikisht, por nuk ka çmim që mund të paguajë dobësimin e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të ruhet miqësia me Amerikën"  është shprehur presidentit Thaçi.

 Qeveria e Kosovës, mori vendimin  për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe më 21 nëntor 2018 nderkohë që ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thorrje për anulimin e saj.