Thaçi: Qëndrimet e Ramës të drejta
foli për Kosovën, por jo në emër të saj

Thaçi: Qëndrimet e Ramës të drejta<br />foli për Kosovën, por jo në emër të saj
Presidenti Hashim Thaçi e cilëson të drejtë qëndrimin e Ramës në Serbi për Kosovën, ndërsa të dëmshëm, por pa ndikim debatin e fundit.
 
Përsa i përket deklaratave Ramës në Beograd ai tha se për Kosovën vendosin institucionet e saj.

"Për vendimmarrjen e saj vendosin autoritetet. Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë.

Rama flet për Kosovën, por jo në emër të Kosovës. Edhe unë flas për Shqipërinë ku të mundem, por nuk vendos dot për të.

Qëndrimet e Ramës kanë qenë të drejta, në raport me Kosovën dhe Serbinë
”tha ai në emisionin Opinion.

Ky debat është aq artificial, aq i kotë, edhe i dëmshëm e pa ndikim.

Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat.

Këto opinione të paraqitura, për të krijuar çështje që nuk ekzistojnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme.

Nuk kemi biseduar për këto opinione aq të parëndësishme, pasi janë kaq të parëndësishme dhe është një debat aq i kotë, jo domethënës, artificial një problematikë e paqenë dhe dashakeqe
”tha Thaçi.

Përsa i përket lajmeve për nënshkrimin e një marrëveshje nga ana e qeverisë shqiptare dhe serbe për autostradën Durrës – Nish, pa qeverinë e Kosovës, Thaçi deklaroi se një marrëveshje e tillë nuk ekziston në dijeninë e tij. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian