/ATSH-Behlul Jashari/.- Koalicioni për qeverinë e re të Kosovës është për zhvillim dhe integrim, theksoi sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në mbledhjen e 206 të qeverisë, të mbajtur sot, kryeministri drejt përfundimit të mandatit të dytë, njoftoi kabinetin qeveritar se 'javën e kaluar është ndërtuar koalicioni i ri për institucionet e ardhme të Republikës së Kosovës mes PDK-së dhe LDK-së.
"Me këtë koalicion me zotimin për zhvillim dhe integrim, do të vazhdojmë projektet dhe do kemi edhe projekte të reja, si institucione të ardhshme të Republikës së Kosovës", tha Thaçi.
Vendit, vijoi ai, do t'i japim institucione të qëndrueshme, demokratike, me njerëz të besueshëm dhe institucione të dinjitetshme.
'Për projektet e ofruara para qytetarëve do të punojmë maksimalisht për t'i realizuar, gjë që edhe kam besim të plotë", u shpreh Thaçi duke shtuar se do të krijojmë një ambinet dhe hapësirë të mjaftueshme edhe për opozitën.
'Do të kemi një hapësirë për një bashkëpunim më të madh me shoqërinë civile dhe mediat. Do të punojmë shumë që të kemi bashkëpunim rajonal me të gjitha vendet e rajonit. Do t'i kryejmë të gjitha zotimet ndërkombëtare. Do të punojmë për të pasur një vend të zhvilluar, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqernies sociale të qyetarëve, të fitojmë sa më më shpejt liberalizimin e vizave, partneritetin për paqe në NATO dhe natyrisht hapat tanë të mëtejshëm për integrimin në NATO dhe BE', theksoi kryeministri Thaçi.
Ai paralajmëroi se është duke ardhur edhe periudha e fundit e finalizimit të marrëveshjes së koalicionit dhe do zyrtarizohet në ditët e ardhshme. 'Prandaj, ne do punojmë dhe do vazhdojmë punën me të gjitha energjitë e potencialet që kemi", përmbylli Thaçi me këto zotime mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, që duket se do jetë edhe nga të fundit në këtë mandat, pasi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të rivazhdojë në 8 dhjetor për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re.
/Shqiptarja.com