PRISHTINË, 25 Nëntor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot me anëtarët e Grupit Parlamentar, të cilët i ka njoftuar për marrëveshjen me LDK-në për bashkëqeverisje.
Sipas KosovaPress, Thaçi sërish nuk ka treguar për ndarjen e posteve dhe se cilit subjekt do t'i takojë posti i kryeministrit.
Thaçi tha se "LDK dhe PDK kanë vlera të përbashkëta dhe në qeverisjen e tyre do të luftojnë krimin, korrupsionin dhe do të angazhohen për integrimet evropiane".
Ai u shpreh se "Grupi Parlamentar i PDK-së, ka përkrahur marrëveshjen mes dy subjekteve më të mëdha në vend"./k.s/








