"Urova mikun tim dhe të Kosovës Ahmet Davutoglu për postin e ri të Kryeministrit të Turqisë", bën të ditur sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai thekson se, "shteti turk është partner strategjik i Kosovës si anëtar i NATO-s dhe investitor serioz dhe qeveria e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me Kryeministrin e ri, i cili ka njohuri të thella për Ballkanin".
"Bashkëpunimi ynë është i bazuar në kornizat e integrimeve Euro-Atlantike dhe marrëdhëniet historike në mes dy popujve", shkruan Thaçi në Facebook./ATSH/