Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel,për fitoren e mandatit të katërt si Kancelare e Gjermanisë.
Në komentin e tij Thaçi theksoi se fitorja e Merkelit forcon  kontinentin e vjetër dhe krijon gjasa më të shpejta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në mesazhin e urimit që Presidenti Thaçi i ka përcjellë Kancelares Merkel pas fitores në zgjedhje.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.con