
Edhe pse partia e tij PDK nuk votoi në Kuvend, Presidenti Hashim Thaçi ka përshëndetur krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Thaçi bëri thirrje që kabineti i ri të nis punën sa më parë, ndërsa kërkoi përkushtimin e qeverisë së re për të kompensuar kohën e gjatë që iu desh dy partive, Lëvizja Vetëvendosja dhe LDK, për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe të përkushtohen në përmbushjen e premtimeve që u bënë qytetarëve.
'E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore" shkruan Thaçi në Facebook.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës voton me 66 vota qeverinë e re, Albin Kurti betohet si kryemistër! Vjosa Osmani gruaja e parë kryeparlamentare









