Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti, sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
"Kosovën e presin shumë procese të rëndësishme, procesi i integrimit europian, dialogu me Serbinë, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Të gjitha këto presin formimin e institucioneve, të dala nga vota e lirë e zgjedhjeve të 8 Qershorit", tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi falenderoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha fushat, si dhe kërkoi që kjo ndihmë të vazhdojë edhe më tej./ATSH/
/Shqiptarja.com