Thahen pishat në Lungomare 
shkak lagia e tyre nga uji i detit

Thahen pishat në Lungomare <br />shkak lagia e tyre nga uji i detit
VLORË-Projekti për ndërtimin e Lungomarës në Vlorë është në ndërtim e sipër, por një vëzhgim i bërë nga kamera e Report TV rezulton se pishat të cilat janë mbjellur si pemë dekorative kanë filluar të thahen.
 
Ndërtimi i kësaj vepre shpesh është përballur me ankesa të ndryshme nga ana e qytetarëve vlonjat.

Nga informacion i marrë rezulton qe shkak për tharjen e tyre është uji i kripur i detit.

Bashkia e Vlorës është në dijeni të këtij fakti, por sipas tyre nuk mund të prononcohen pasi nuk i është dorëzuar si projekt i përfunduar.

Por sipas zyrës së mjedisit në Fondin Shqiptar të Zhvillimit pishat e thara do të zëvendësohen nga firma që është duke bërë mbjelljen e tyre.

‘’Kemi pasur probleme vetëm në një segment. Stuhia e dhjetorit bëri që dallga të kalonte mbi murin e Lungormares. Kemi vetëm 11 pisha, të cilat nuk po i zëvendësojmë, pasi në projektin përfunmitar është parashikuar mborja detare me gurë që të thyen dallgët. Firma do të mbjellë pishat pa asnjë kosto shtesë’’,-u shpreh Pal Çoku, nga Zyra e Mjedisit FSHZH.

Në total numri i pishave që do të mbillen në projektin e Lungomarës është rreth 1130 të tilla, projekti i gjelbrimit arrijnë shifrën e 930 milion lekë të vjetra.

[gallery]20953[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi