Laguna e Nartës po shkon drejt shkatërrimit . Një fenomen sa natyror por i ndihmuar edhe nga dora e njeriut .

Shfrytëzimi i saj ka bërë që këneta të shkojë drejt tharjes së pjesës më të madhe të sipërfaqes.
 
Sic duket edhe nga pamjet pikërisht në zonën e Zvërnecit  pranë Urës së Manastrit pjesa më e madhe siperfaqes kënetore  nga një zonë ujore është kthyer në tokë të thatë.
 
Po cfare ndodh me gjallesat nënujore?
 
 Sipas peshkatarëve shkak për këtë është bërë furnizimi me ujë i një subjekti privat në zonën e Cerkovinës i cili furnizon me ujin vaskat e kripës ka bërë që të ndodh ky fenomen.
 
Agjencia Rajonale e Mjedisit  thotë se po verifikohet nëse subjekti ushtron leje për furnizim me ujë nga ana e lagunës apo  është në kundështim me ligjin.

[gallery]22879[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com