Thatcher votohet si kryeministrja
më e keqe në 100 vitet e fundit

Thatcher votohet si kryeministrja<br />më e keqe në 100 vitet e fundit
Margaret Thatcher është votuar si kryeministrja më e keqe për 100 vitet e fundit, nga një shoqatë e historianëve. 11 nga 45 historianët kanë bashkëndarë idenë se gruaja e hekurt ishte sunduesja më e keqe për 100 vite në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Baronesha Thatcher u kritikua nga shumë prej autorëve ndër të cilët Manda Scott e cila e dënon për neo-liberalizmin, deindustrializimin dhe idenë e tregut të lirë.
 
Pothuajse 100 ditë pas largimit nga detyra, David Cameron u cilësua si kryeministri më i keq për 10 nga 45 autorët.
 
Chamberlain, me 8 vota kundër u rendit kryeministri i tretë më i keq. Një nga votuesit kundër tij u shpreh: “"Unë mendoj se Chamberlain mund ta kishte parandaluar personalisht Luftën e Dytë Botërore”.
 
I katërti u rendit Tony Blair, me 5 vota kundër, ndersa Gordon Brown mori 4. Tory Sir Edward Heath gjithashtu mori katër vota, ndërsa Andrew Bonar Law, Herbert Asquith dhe Sir Anthony Eden morën secili nga një votë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve