Ben Blushi: The afghan girl

Ben Blushi: The afghan girl

Këto ditë dëgjova, se 200 afganë, që janë vendosur përkohësisht në Shëngjin, u larguan për në SHBA. Por Monira, vajza në këtë foto nuk ishte një prej tyre. 

Kur e takova para dy javësh në shkollën e Shëngjinit, ku mësonte pasdite bashkë me dhjetëra fëmijë të tjerë afganë, ajo pranoi ta fotografoja siç është e pambuluar.
E pashë në plazh duke shkuar bashkë me shoqet në shkollë dhe kur e pyeta si quhet shkolla, ajo e kishte shumë të vështirë për ta shqiptuar. Shkolla e Shëngjinit ku mësojnë fëmijët afganë, quhet At Zef Pllumi. Natyrisht Monira e kishte të pamundur ta artikulonte emrin e këtij prifti të ndritur shqiptar, po aq sa unë do e kisha të pamundur të shqiptoja një nga emrat më të përhapur në Afganistan, psh, Forozendah, që do të thotë, I Ndritur.

Pasi e fotografova mu desh dy javë për të  marrë pëlqimin e prindërve, se fotot e vajzës së tyre të pambuluar mund të bëheshin publike.
Monira që shihni, shumë shpejt do të largohet si shumica e afganëve, sirianëve, iranianëve, ukrainasve që vijnë këtu, të dëbuar nga lufta dhe persekutimet në vendet e tyre.
Sa mirë do ishte të kishin mbetur këtu. Ky është një debat real në Evropë dhe një debat lluksi në Shqipëri. Por nëse një ditë do ketë vlerë, do votoja me të dy duart që ne të pranonim më shumë refugjatë dhe emigrantë.

Jo vetëm për arsye praktike, nevojë për fuqi, puntorë, por edhe për arsye kulturore dhe demografike. Imagjinoni Shqipërinë pas 50 vitesh me shumë grupe të huajsh, që janë vendosur këtu çfarë pasurie do ishte për ne. Suedeze që vijnë për tu plakur dhe për diell, sirianë që punojnë në bujqësi, afganë që merren me shërbime, indianë që dominojnë tregun e informatikës, afrikanë që luajnë futboll, italianë që bëjnë restorante dhe na qepin rroba, ukrainas që punojë si agjentë turistikë. Të gjithë këta do ishin shqiptarë, me të drejtë vote që punojnë në administratë, në gjykata, në ushtri, në polici etj. Imagjinoni pas kaq vitesh drejtori i policisë të jetë afgan, ministrja e kulturës iraniane e lindur në Shqipëri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese sirian dhe ambasadorja jonë në Amerikë të jetë ukrainase me origjinë.

Kjo do ishte një Shqipëri fantastike, e denjë për një libër që nuk i ka ardhur koha. Shqipëria e hapur dhe multikulturore mund të jetë një shpëtim për ne që sot lindim shumë më pak bebe se 30 vite më parë. Të huajt mund ti sjellin Shqipërisë energji që ne po na shterrojnë dhe natyrisht nuk do ti bëjnë asnjë dëm. Më shumë dëm se shqiptarët, të huajt nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Prandaj është koha mos i lëmë të ikin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 06/04/2022 18:22

    Beno ishe më mirë kur nuk shkruje e veje nai gjobë kur drrejtoje TCH. Poplli nuk po lind fmi se skan lek me i majt mw buk thatë e jo që nuk i puno vegla. TI po tja doje tmirën SHQIPNISË mund të merje guximin me fol e me nryshu rrogat ,pensionet e nihmën sociale për SHQIPTARËT e sa për Afgan e ça jan as që na RRUHET FARE. Mbase SOROS ka hudh nai kock te ty

    Përgjigju
  • Parruca: 01/04/2022 12:59

    Nga Hena vjen ky Beni qe nuk eci kurre vete? Europa sot po vuan nga vendimet politike te marra para 40-50 viteve per te pranuar emigrante nga Afrika sic po do ti sot ne Shqiperi. Shoqerite europiane ku shembulli me i mire eshte Franca jane shoqeri te percara me ndasi katastrofike. Brezi i trete i emigranteve, nga Afrika pra ata qe jane niperit e emigranteve te viteve ‘70 e urrejne Francen dhe francezet, nderkohe qe ata vete kane lindur ne France dhe nuk kane nje atdhe tjeter. Aktet terroriste te 2015 u kryen nga te tille « franceze ». Me rastin e luftes ne Ukraine u bene sondazhe dhe « francezet » me origjine Magrebine ose dhe nga Afrika sub-Sahariane ne shumice derrmuese nuk ishin te gatshem te luftonin per te mbrojtur Francen ne rast sulmi te huaj. Ata vijne nga kultuar shume por shume te ndryshme nga ajo europiane. Integrimi i tyre ne shoqerite europiane eshte nje deshtim total. Krimet kunder personit, shperndarja e droges dhe vjedhjet e demtimet e prones ne BE kryhen ne menyre masive nga keta « europianet » me ngjyre me te cilet enederron Benka te na mbushe Shqiperine. Tani analistet i druhen ne te ardhmen nje lufte civile ne France , ndersa Beni na shkruan dengla romantike.

    Përgjigju
    • ALTINI: 01/04/2022 14:35

      Te lumte dora dhe mendja per keto qe ke shkruajtur o shkodran nga parruca! Nuk i heq asnje presje ketyre qe ke thene ti

  • Arbeni: 01/04/2022 10:29

    Beno trego drejt mos ta ngrefi kjo se qeka mashalla kshu?Jo per gje po jeni pak kshu miqte e femijeve ju ploncat e politikes dhe klases udheheqese e keni trashegim nga,baballaret kuç e zi.

    Përgjigju
  • Altini: 01/04/2022 09:13

    Mire mo Beni mire. Na pyet ne qe jetojme ne Evrope sa mire eshte te jetosh me arabet e afrikanet….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë