The Financial: Ja çfarë kërkoi Mijatoviç nga qeveria

Vizita e përfaqësueses së OSBE në Tiranë, Dunja Mijatoviç dhe qëndrimet e saj kritike për lirinë e medias në Shqipëri kanë patur jehonë edhe në mediat e huaja.
Duke cituar Mijatoviç, “The Financial” pohon se në Shqipëri interesat e ngushta eknomike dhe politike fshihen pas fjalës së lirë në vend.
“Media e lirë po vuan në vecanti nga ndërhyrjet e interesave politike dhe ekonomike, cka ndikon edhe në vijën e tyre editorial. Duhet bërë më shumë për të ruajtur lirinë e medias”, citon “The Financial”.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, përfaqësuesja e OSBE është takuar me kryeministrin Berisha, ministrin e jashtëm Haxhinasto, atë të drejtësisë Halimi si dhe drejtuesit e RTSH, Institutit të Medias apo përfaqësues të shoqërisë civile.

Mijatoviç këmbënguli se Shqipëria ka dështuar në zbatimin e plotë të ligjit të medias dhe mediat vuajnë presionin ekonomik dhe përzgjedhjen klienteliste të disa pronarëve.

(aq/Financial/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren