Gazeta britanike “The Guardian” pas një investigimi të bërë tregon se këpucët e shtrenjta në butikët e Londrës, “Made in Italy” apo “Made in Germany” në fakt nuk janë gjë tjetër vetëm se “Made in Albania”.

Gazeta i ka kushtuar një reportazh prodhimit të këpucëve të markave të njohura botërore dhe që mbushin dyqanet e Europës perëndimore.Në shkrimin me titull "Këpucët e shtrenja italiane të prodhuara për lëmoshë në dyqanet e karameleve në lindje" theksohet se më shqetësues, nuk është fakti se këto këpucë prodhohen në vende të lindjes dhe shiten shtrenjtë, por kushtet e punëtorëve.

Investigimi vëren se në Shqipëri punëtorët shfrytëzohen në këtë lloj pune, duke marrë më pak se gjysmë paundi në orë për punën që bëjnë.

"Skandali del në dritë pas një hetimi se industria e këpucëve në Europë ka nga pas një të vërtetë tronditëse për mënyrën se si shfrytëzon krahun e punës me paga të paligjshme dhe kushte tronditëse. Hetimi thotë se disa prej markave më të mëdha janë duke përdorur një shteg ligjor për të vulosur produktet e tyre me vulën "Made in Italy" ose "Made in Germany" pavarësisht se ato nuk prodhohen aty duke siguruar se ato janë sërsih të një cilësie të lartë edhe nëse janë bërë nga punëtorë të varfër të Europës Lindore". Hetimi zbuloi se punëtoret e këpucëve në Shqipëri paguhen më pak se rroga minimale duke punuar edhe mbi orar gjë që është ligjërisht e palejueshme" - shkruhet në reportazhin e The Guardian. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com