Cili  është numri i saktë i fëmijëve që çdo familje duhet të ketë?
Sipas "The Guardian",  përgjigja e kësaj pyetje po bëhet gjithnjë e më e nevojshme  duke marrë parasysh raportimet e fundit në shifra, të cilat tregojnë se Britania tani ka më shumë familje me katër apo më shumë fëmijë se sa në çdo kohë që nga viti 1970.
 
Sipas Agjencisë së Statistikave Evropian, Eurostat, ka një tendencë në rritje për familjet e mëdha , edhe pse madhësia mesatare e familjes po bëhet gjithnjë e më e vogël.
Sipas raportimeve të prestogjozes "The Guardian", pothuajse çdo ditë, disa figura  politike  apo media ndërhyjnë  në çështjen e madhësisë së familjes.  Një nga vendimet më personale që dikush duhet  të marrë  ndonjëherë, duket se  është gjithashtu, një nga çështjet më të  politizuara.
Sipas analizave,  njerëzit duhet të kenë aq fëmijë sa mund të përballojnë  nevojat e tyre dhe nuk duhet të presin që shteti të ndërhyjë në gjithçka. Mundësitë ekonomike janë një faktor shumë i rëndësishëm në rritjen e fëmijëve.
'Por shumica e raportimeve në  historinë e medias përfshijnë  raste ku njerëzit presin që shteti të bëjë gjithçka në rritjen e fëmijëve .  Këto raste ekstreme shtrembërojnë foton e vërtetë, e cila është fotoja e atyre  familjeve që punojnë ,  por vuajnë nga probleme botërore   të tilla si sëmundjet apo humbja e  vendeve të punës."-thuhet në artikull.
Sipas raportimeve,  rritja e fundit e  familje ve të mëdha ka qenë e ndikuar nga rritja e numrit të  familjeve të emigrantëve, të cilët kanë relativisht më shumë fëmijë.
"Helena Morrissey,  është një nënë me nëntë fëmijë, e cila përbën shembulin perfekt të një gruaje e cila bën disa punë e nuk kërkon gjatë gjithë kohës të drejta të barabarta me burrat, duke qëndruar në vënd e pa punuar. Andaj, përgjgigjen e pyetjes së mësipërme e di secili vetë , në varësi të mundësive ekonomike që ka e nuk ka asnjë përgjigje e cila mund të jetë perfekte për numrin e fëmijëve që duhet të ketë një familje" -përfundon  artikulli.