The Guardian: Shqipëri-Serbi,
ndeshja që duhet pasur parasysh

The Guardian: Shqipëri-Serbi,<br />ndeshja që duhet pasur parasysh
Një nga gazetat më të lexuara në Britaninë e Madhe, “The Guardian” rendit ndeshjen Shqipëri-Serbi si një nga 10 gjerat që duhen vëzhguar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të “Euro 2016”.

Duke risjellë në kujtesë atë që ndodhi në Beograd vitin e kaluar, “The Guardian” raporton se për sigurinë e takimit të sotëm janë angazhuar mbi 2 mijë forca policie ndërsa çmimi i një bilete në dorë i kalon 500 euro.

Gazeta britanike shkruan se kjo ndeshje do të jetë goxha pikante. Me një fitore të Portugalisë ndaj Danimarkës që do të luhet në të njëjtën orë, një fitore e Shqipërisë do t’i siguronte asaj pjesëmarrjen në Euro 2016.

Disa fakte që duhen pasur parasysh:

1)     Uellsi një pikë larg kualifikimit
Uellsit i duhet vetëm një pikë në dy takime, ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Andorrës për të siguruar kualifikimin për në një kompeteticion që prej vitit 1958.

2)   Greqia mund të përfundoi e fundit në grup
Ish-kampionët e Evropës kanë humbur dy herë ndaj Ishujt Faroe dhe rrezikojnë të përfundojnë të fundit në grup me vetëm 3 pikë. Sot Greqia luan ndaj Irlandës së Veriut kurse ndeshjen e fundit e ka me Hungarinë.
 
3)   Irlanda ‘jetë a vdekje’ ndaj Gjermanisë
Irlanda e vendit të tretë të Grupit D do të ketë ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Euro 2016 ndaj Gjermanisë në Dublin. Irlanda thuajse ka siguruar pjesëmarrjen në play-off kurse për kualifikim direkt gjendet dy pikë më pak se Polonia.

4)   Skocia preson tek mrekullia
Ka dy mënyra që Skocia të kualifikohet për në Euro 2016. E para: të mundë Poloninë dhe Gibraltarin dhe të shpresoj që Polonia të mundet nga Irlanda. E dyta: të marrë katër pikë më shumë sesa Irlanda në dy ndeshjet e fundit.

5)    Gibraltari hyn në histori
Gibraltari që në pjesëmarrjen e parë në një fazë kualifikuese për në Evropian po hyn në histori. Në 8 ndeshje kanë marrë po aq humbje, ku kanë pësuar 46 gola dhe kanë shënuar vetëm dy të tillë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot