The Simpsons e kishin parashikuar, videoja e disa viteve më parë ku shfaqet sateliti shqiptar në hapësirë! Oficerët flasin shqip

Sateliti me simbolin e shqiponjës

TIRANË- Ndërkohë që ishin të shumtë ata që mbetën të habitur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi se Shqipëria do të ketë së shpejti dy satelitë në orbitë, filmi i animuar amerikan “The Simpsons”, duket se e ka parashikuar ngjarjen vite më parë.

Në një video të publikuar nga seriali i famshëm, shfaqet një satelit me simbolin e shqiponjës, e ndërsa një prej personazheve flet shqip ku mes të tjerash dëgjohet fjala "i drejtohet". Aty shfaqet edhe një godinë dhe disa oficerë që kanë në uniformë simbolin e shqiponjës si edhe teksa thonë "të thashë që nuk do të dështonte", ndonëse e gjithë fjalia nuk është shumë e qartë.

Filmi i animuar amerikan The Simpsons, është i famshëm për parashikimet që ka bërë shpesh për ngjarje të mëdha siç ishte rrëzimi i Kullave Binjake, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, madje edhe përhapja e pandemisë COVID-19.

Vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë brenda muajit Mars do të ketë satelitin e parë “Albania 1” në orbitë, e ndërsa “Albania 2” në muajin qershor.

Ndërkohë nuk ka qenë rasti i vetëm! Duhet se ato kanë parashikuar edhe që Shqipëria do të kishte një avion të sajin, siç është 'Air Albania'. (Min 3.08)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pellazgu: 26/10/2021 03:26

    Nuk jan parashikime, i kane te gjitha ne program.

    Përgjigju
  • Iris: 26/10/2021 01:36

    Po kjo u ka mbetur ne mendje,parashikimi i satelitit shqiptar?!Une e kam pare kete episod dhe nuk eshte i ri.Por ne mendje nuk me ka mbetur sateliti shqiptar,por ajo si na konceptojne neve si shqipo ne kete episod.Adilin e kane bere si spiun qe kerkon te zbuloje sekretet nukleare.Na kane bere sikur jemi akoma mbrapa Perdes se Hekurt,sikur jemi spiune si ruset,megjithese ne kete rast kemi te bejme me shkembim nxenesish.Te them te drejten nuk me ka pelqyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Rusia kërkon garanci për moszgjerimin e NATO-s në lindje