Prej kohësh mediat britanike shkruajnë për shtetasit shqiptarë dhe për elementë të veçantë të cilët sipas të përditshmeve përbëjnë rrezik pasi janë të përfshirë të krime.

Këtë herë e përditshmja ‘The Sun’ në një artikull të publikuar ditën e djeshme  merr si shembull rastet e 7 shqiptarëve të cilësuar vrasës të cilët  kanë hyrë në Britaninë e madhe duke u hequr si refugjatë të luftës në Kosovë para 18 viteve.

Gjashtë vrasësit, shkruan ‘The Sun’ janë në mesin e më shumë se 300 personave që vijnë nga populli i vogël ballkanik dhe kanë mashtruar Britaninë e Madhe.

Këta persona tanimë janë duke u përballuar me akuzat për trafikim të lëndëve narkotike dhe mashtrim.

[gallery]23331[/gallery] 
Alarmi është dhënë nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit, sipas të cilës këta persona që kanë mashtrur me dokumentet janë pjesë e grupeve kriminale dhe trafikut të drogës që veprojnë ende nëpër rrugët e Anglisë

Agjencia shton se: “Grupet shqiptare kanë ndikim të madh brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë kontroll të konsiderueshëm në të gjithë trafikun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, ndikim të veçantë kanë në tregun e kokainës”.

Ndërsa nga Teno Hodaj nga Interpol Tirana, vuri në dukje se për shkak të shumë mashtrimeve të tilla, me shqiptarë të rrezikshëm që hiqeshin si refugjatë, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar e kanë të pamundur të bëjnë dallimin mes shqiptarëve dhe kosovarëve”.

Ja cilët janë 6 personat e rrezikshëm që publikon gazeta e që kanë ndryshuar emrat.

1-Bekim Ademi, 35 vjeç, (emri i vërtetë) Elidon Habilaj, mbërriti në Britani në vitin 1998, u dënua në mungesë në Gjykatën e Snaresbrook Croën pasi u shpall fajtor për mashtrim.

bekim ademi
 
2-Gjergj Kola, 48 vjeç, (emri i vërtetë) Gergj Cupi, vrau Mirash Ndreçën dhe Donika Kadelin në Rreshen në 1997, por iku në Itali përpara se të dënohej me 25 vjet dhe pastaj në Britani.

gjergj kola
 
3-Sami Qerkini, (emri i vërtetë) Bardhi Muça, mbërriti në Britani në 1995. Ai përdori pasaportën e tij britanike për të udhëtuar në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë për të krijuar një rrjet të trafikut të drogës.

sami qerkini
 
4-Abdul Mekra, (emri i vërtetë) Avni Metra, u dënua me 25 vjet burg për vrasje në Shqipëri. U largua drejt Britanisë në vitin 1998.

avni metra
 
5-Samir Basha, (emri i vërtetë) Saliman Barci u dënua me 25 vjet burg për një krim të dyfishtë në 1997, në Shqipëri. 

samir basha
 
6-Ali Qazimaj 43-vjeç, vrau çiftin e moshuar Peter Stuart, 73 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sylvia 68 vjeç me qëllim për t’i grabitur.

ali qazimaj
 
7-Dinjan Hysaj, 40 vjeç, ka kërkuar azil në vitin 1998 duke dhënë emrin e tij të vërtetë, por një datë të rreme të lindjes të vitit 1981 – në vend të vitit 1977. 

dinjan hysaj

Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com