Tabloidi britanik ''The Sun'' vendos të thyejë kërkesën e familjes mbretërore dhe publikon e para në Britani fotot nudo të princit, i treti në kurorën britanike.
''The Sun'', në pronësi të manjatit mediatik, Rupert Murdoch vendosi në faqe të parë njërën prej dy fotove të njohura deri tani me argumentin se kjo gjë është në interes të publikut.
"Fotot kanë ndikim të drejtpërdrejtë në imazhin e princit që përfaqëson Britaninë e Madhe nëpër botë", shkruan ''The Sun''. Fotografitë që tregojnë Harryn 27-vjeçar dhe një vajzë të re të zhveshur në një dhomë hoteli, është pasojë e një loje të përfunduar keq, pasi kush humbiste në bilardo duhej të hiqte të gjitha rrobat e trupit.
Festa e grupit ishte organizuar në një suitë që kushtonte pesë mijë stërlina për një natë. Besohet se fotot janë marrë me një telefon celular.
(sg/atsh/shqiptarja.com)